Barcelona nuk do të ketë Xavin në krye të ekipit sezonin e ardhshëm, pas pesë muajsh pasigurie për të ardhmen e tij.
Një muaj pas ditës kur e ardhmja e Xavit u ratifikua për vitin e fundit të kontratës së tij, ata i kanë thënë atij se ai nuk është në planet e tyre për sezonin e ri.
Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas që ka njoftuar shkarkimin e Xavit.
“Xavi Hernandez nuk do të jetë më trajner në fund të sezonit. Në një takim që u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper, presidenti Joan Laporta informoi Xavi Hernandez se ai nuk do të vazhdojë si trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-25”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, nisedimet me Hansi Flick kanë qenë të suksesshme dhe ky motiv ka qenë një shtysë e madhe për t’i komunikuar sot Xavit ndarjen e në fund të sezonit.
Laporta është takuar me trajnerin për t’i komunikuar vendimin.
Siç pritej presidenti i Barcelonës nuk i ka falur teknikut deklaratat e bëra pak ditë më parë kur pranoi krizën e thellë financiare të klubit. /goal.al/
sport,Hansi Flick,Joan Laporta,xavi , Hansi Flick,Joan Laporta,xavi