ZYRTARE / Arijon Ibrahimovic bind Bayern Munchen, kosovari firmos kontratë 3-vjeçare

Lajme

Arijon Ibrahimovic rikthehet te Bayern Munchen. Është vetë gjiganti bavarez që njofton opinionin publik për rikthimin e lojtarit në skuadër me anë të një njoftimi në faqet zyrtare.

17-vjeçari ishte i huazuar në Serie A të Frosinone, por pa gjetur minutat e duhura dhe rikthehet në ekipin ku doli si lojtar.

Ai ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen duke firmosur për 3 vite të tjera.

“Të dashur tifozë të Bayernit, jam i lumtur që jam këtu. Pres me padurim sezonin e ri së bashku në Allianz Arena”, tha ai shkurtimisht për median e klubit.

Ibrahimovic është me origjinë shqiptare, por ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë me ekipet e moshave duke refuzuar ftesën nga FSHF.

Në rrjete sociale ai disa herë ka lëshuar sinjale në mbështetje të Kombëtares shqiptare apo të Kosovës, por pa asnjë lëvizje deri tani.



sport,Arijon Ibrahimović,Bayern Munich,Bundesliga , Arijon Ibrahimović,Bayern Munich,Bundesliga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *