Zymer Bytyqi ishte njeriu i ndeshjes për Antalyaspor, pasi triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Hatayspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.
Të parët që shënuan ishin mysafirët, duke realizuar me anë të Dele Bashiru në minutën e 26-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, por në 45 minutat e dytë vendasit ishin të pafalshëm.
Në minutën e 67-të, Buksa i barazoi shifrat në 1-1, me një asistim të Yesilurt.
Bytyqi u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të në vend të Larsson, e që edhe aty filloi gjithçka.
Në minutën e 90+2-të, reprezentuesi i Kosovës realizoi për 2-1, duke e përmbysur rezultatin me një super gol me një goditja nga mbi 25 metra.
Ky ishte goli i parë për Bytyqin në këtë edicion, ndërsa ka edhe dy asistime, ndërsa ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë.
Zymer Bytyqi, Antalyaspor’a galibiyeti harika bir golle getiriyor 🚀pic.twitter.com/dXCgto3chh
— De Marke Sports (@demarkesports) April 21, 2024
sport,superliga turke,Zymer Bytyqi , superliga turke,Zymer Bytyqi