“Zoti më dha shansin për të shënuar”, Klaus Gjasula: Ishim ekipi më i mirë në fushë, do tentojmë ndaj Spanjës

Lajme

Shqipëria arriti të merrte një barazim në frymën e fundit përballë Kroacisë duke e ndalur me rezultatin 2-2.

Një dramë e vërtetë ato 20 minuta të fundit të ndeshjes me kroatët që përmbysën golin e Qazim Laçit e më pas Gjasula riktheu baraspeshën në minutën e 95’.

Pas përfundimit të ndeshjes, njeriu protagonist, Klaus Gjasula dha prononcimin e tij për KLAN TV.

“Shumë vështirë minutat e para kur hyra. Disa situata ku nuk bëra mirë.

Zoti deshi të më jepte këtë shans për golin dhe një ditë shumë shumë e bukur për mua.

60 minutat e para ishim ekipi më i mirë në fushë, pastaj ramë disi në lojë. Nëse do të ishim më të qetë do ta mbyllnim 3-2.

Do luajmë ndaj Spanjës? Normal që do luajmë”, tha Gjasula.



sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *