Raportimet janë duke u rritur në Itali mbi faktin se Zlatan Ibrahimovic e ka rekomanduar Mark van Bommel për t’u bërë trajneri i ri i Milanit.
Fati i Stefano Piolit tashmë duket se ishte vendosur edhe para humbjes së mbrëmshme me rezultat 2-1 në Derby della Madonnina ndaj Interit, që ishte njëherësh humbja e gjashtë rresht në derbi për ‘Rossonerët’.
Një listë e gjatë e emrave potencialë është përmendur, duke përfshirë Julen Lopetegui, Marcelo Gallardo, Manuel Pellegrini, Unai Emery, Christophe Galtier dhe Sergio Conceicao.
Sidoqoftë, pasi Tuttosport e dha këtë ide javën e kaluar, Calciomercato tani kanë besim se Ibrahimovici po shtyn për Van Bommel.
Tekniku holandez kishte luajtur për Milanin së bashku me Ibrahimovicin nga janari i vitit 2011 deri në qershor të vitit 2012.
Ai e nisi karrierën e tij si trajner tek PSV Eindhoven në 2018, duke kaluar pastaj tek Ëolfsburgu dhe që nga vera e 2022 tek Royal Antëerpi në Belgjikë.
Ekipi i tij e fitoi ligën dhe kupën sezonin e kaluar, po ashtu edhe Superkupën e Belgjikës.
Teksa Ibrahimovic padyshim që do të luajë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e trajnerit të ri të Milanit, ai ende duhet që t’i bind drejtorin e klubit Gerry Cardinale dhe shefin Giorgio Furlani. /Telegrafi/
sport,Milan,serie a,Zlatan Ibrahimovic , Milan,serie a,Zlatan Ibrahimovic