“Zhgënjim, trishtim” – Xavi deklarohet pas humbjes së thellë nga Real Madridi

Lajme

Xavi Hernandez është deklaruar pas humbjes 4-1 të Barcelonës nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës.

Trajneri i skuadrës katalunase ka thënë se kjo humbje ishte e hidhur dhe se u kërkon falje tifozëve të tyre.

“Është e hidhur. Ne prisnim shumë, ishim të motivuar, por kjo ishte ndeshja jonë më e keqe”, deklaroi Xavi për mediat pas humbjes 4-1 kundër Real Madridit në Superkupë.

“Duhet të pranojmë kritikat. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë dhe Real Madridi e meritonte të fitonte. Ne duhet ta përdorim këtë si një mësim”.

“Zhgënjim, trishtim. Nuk u ndjemë rehat. Duhet të kërkojmë falje nga tifozët. Barça do të kthehet”, shtoi më tej trajneri i Barcelonës.

Real Madridi ka shkuar tani në 101 trofe të fituar në histori të klubit, ndërsa Barcelona ka 99-të sosh në të gjitha garat. /Telegrafi/



sport,real madrid,xavi , real madrid,xavi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *