Ballkani është mundur 1-0 nga irlandezo-veriorët e Larne në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League.
Një gol i shënuar nga Doneli në minutën e 89-të të takimit, ka vendosur fatin e sfidës së luajtur në “Fadil Vokrri”.
Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Kosovës, që nuk arrijnë të marrin maksimumin në këtë ndeshje të parë. Duhet theksuar se një vit më parë djemtë e Ilir Dajës mposhtën thellë këtë kundërshtar.
Gjithsesi kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën tjetër në Irlandën e Veriut.
sport,ballkan , ballkan