Zgjodhi Senegalin në vend të Francës, tani është rekordmeni i ri i Kupës së Botës

Lajme

Kombëtarja e Francës në futboll e mposhti Senegalin 3-1 në Nju Jork, në ndeshjen hapëse të Grupit I të Kupës së Botës. Për Francën realizuan Kylian Mbappe në minutat 66 dhe 96, si dhe Bradley Barcola në minutën e 82-të. Për Senegalin shënoi 18-vjeçari Ibrahim Mbaye në minutën e 95-të, vetëm 20 minuta pasi ishte futur në fushë.

Edhe pse skuadra e tij u largua me humbje, Mbaye realizoi një gol që hyri në histori.


Me golin e shënuar ndaj Francës, futbollisti i PSG-së jo vetëm që i riktheu për pak çaste shpresat e kombëtares së tij, por edhe u bë lojtari afrikan më i ri që ka shënuar ndonjëherë në historinë e Kupës së Botës.

Shënuesi i katërt më i ri në historinë e Kupës së Botës

Ky rekord u vendos nga ai në moshën 18 vjeç e 142 ditë, duke hyrë në histori me një arritje të re.

Rekordi i mëparshëm i përkiste bashkëkombësit të tij Moussa Wague, që kishte realizuar ndaj Japonisë në Kupën e Botës 2018, kur ishte 19 vjeç e 263 ditë.


Mbaye u rendit gjithashtu si golashënuesi i katërt më i ri në gjithë historinë e Kupës së Botës.

Këtë listë vazhdon ta kryesojë Pele, i cili realizoi golin e tij të parë në moshën 17 vjeç e 239 ditë, i ndjekur nga Manuel Rosas me 18 vjeç e 93 ditë dhe Gavi me 18 vjeç e 110 ditë.

Promo