Zëvendësoi Arlind Ajetin, regon Marash Kumbulla: Shihemi ndeshjen tjetër

Lajme

Marash Kumbulla hyri si zëvendësues në pjesën e dytë në fitoren 3-0 që kombëtarja shqiptare mori ndaj Lihtenshtejnit.

Mbrojtësi hyri në fushë në minutën e 62-të, duke zëvendësuar kështu Arlind Ajetin.

Lojtari i Romës bërinjë paraqitje pozitive përkrah Mihajt në qendrën e mbrojtjes, duke i dhënë kështu sinjale të mira brazilianit.

Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale, ku thekson se shihemi në ndeshjen e radhës.

“Testi i parë i mirë, tani me sfidat e radhës!”, ka shkruar Kumbulla. Kujtojmë se kuqezinjtë do të luajë me 7 qershor ndaj Azerbajxhanit.

Një tjetër sfidë miqësore që do të startojë në orën 19:00, e cila është e fundit para se Sylvinho dhe ‘djemtë’ e tij të nisen për në Gjermani.



sport,kombetarja shqiptare,Marash Kumbulla , kombetarja shqiptare,Marash Kumbulla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *