Superliga e Arabisë Saudite apo më saktë klubet e saj kanë një plan për të transferuar disa yje të mëdhenj në afatin kalimtar të verës.
Viti 2023 ishte revolucionar për klubet saudite, pasi Al Nassr transferoi Cristiano Ronaldon dhe pas saj ekipe si Al Hilal, Al Ittihad dhe Al Alhi transferuan emra tjerë të mëdhenj si Neymar Jr, Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Riyad Mahrez dhe shumë të tjerë.
Megjithatë, klubet nga Superliga e Arabisë Saudite nuk e kanë në mend të ndalen me kaq pasi synojnë të transferojnë edhe shumë emra tjerë të mëdhenj të cilët kanë lënë gjurmë në futbollin evropian në dekadën e fundit, duke i bindur me kontrata të mëdha.
Është gazetari i njohur italian, Rudy Galetti, i cili ka publikuar ditëve të fundit listën me emrat e lojtarëve të mëdhenj që sauditët duan të sjellin në ligën e tyre gjatë verës.
Në listë janë Mohamed Salah (Liverpool), Luka Modric (Real Madrid), Romelu Lukaku (Roma), Kevin de Bruyne (Manchester City), Casemiro (Manchester United) dhe Heung-Min Son (Tottenham).
Lojtarët do të mund të zgjedhin klubin me të cilin do të nënshkruajnë. Katër opsione janë në tryezë: Al-Ittihad, Al-Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ahli.
Këto katër klube janë në pronësi të fondit të investimeve publike të Arabisë Saudite (PIF). /Telegrafi/
🚨📄 The PIF drawn up the list of the main targets for the summer.
📈 The top names that the 🇸🇦 negotiator would like to convince to join the Pro League are:
🇧🇪 De Bruyne;
🇧🇷 Casemiro;
🇧🇪 Lukaku;
🇭🇷 Modric;
🇪🇬 Salah;
🇰🇷 Son.⏳ Evolving situation. pic.twitter.com/U60PtRoLVn
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) April 9, 2024
sport,liga pro saudite , liga pro saudite