Ylli i Manchester United flet lidhur mbi raportimet se klubi do të shesë të gjithë përveç tre lojtarëve

Lajme

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka folur për të ardhmen e tij mes raportimeve se të gjithë anëtarët e klubit do të jenë në dispozicion për shitje gjatë verës, përveç tre prej tyre.

United ka duruar një sezon mjaft të vështirë nën urdhrat e Erik ten Hag, dhe momentalisht po përballen me një betejë për të siguruar kualifikimin në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Ata gjithashtu u eliminuan në fazën e grupeve nga Liga e Kampionëve, ndërsa do të takohen me Manchester Cityn në finale të FA Cup.

The Telegraph kishte raportuar se Unitedi do të dëgjojë ofertat për pothuajse të gjithë anëtarët e ekipit të parë, përveç treshes Rasmus Hojlund, Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho që llogariten si ‘të paprekshëm’ nga drejtuesit e klubit.

Ky qëndrim i klubit mund të bëjë që yjet si Marcus Rashford, Casemiro, Lisandro Martinez që të gjithë të largohen gjatë verës nëse vijnë oferta për ta, ku këtu përjashtim nuk bën as Bruno Fernandes.

“Nuk po mendoj për gjëra tjera (përveç finales së FA Cup dhe Euro 2024 me Portugalinë) për momentin”, ka thënë Bruno Fernandes për DAZN Portugal.

“Natyrisht, nuk varet nga unë, a po jo? Një lojtar gjithmonë dëshiron të mbetet këtu, por në të njëjtën kohë ju duhet që të shprehni dëshirën për ta mbajtur atë”.

“Nuk po mendoj shumë për të ardhmen, të paktën jo tani, natyrisht, ky sezon nuk ka qenë në nivelin që kam shpresuar, as individualisht as kolektivisht”, është shprehur portugezi./Telegrafi/



sport,Manchester United,Premier League , Manchester United,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *