Ylli i Man United ndihet i nënvlerësuar dhe po kërkon rritje masive të pagës

Lajme

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, po ndihet i nënvlerësuar në “Old Trafford”, sipas një raportimi të ri.

Përkundër faktit që fituan FA Cup muajin e kaluar, United pati një sezon zhgënjyes shkaku i formës së dobët, lëndimeve dhe problemeve të tjera jashtë fushës.

Trajneri Erik Ten Hag dhe shumica e stafit janë ende të pasigurt sa i përket të ardhmes së tyre teksa po i afrohemi afatit kalimtar veror.

The Guardian ka raportuar se kapiteni i klubit Fernandes, ndihet i nënvlerësuar dhe dëshiron që të jetë në mesin e lojtarëve me pagën më të lartë.

Ylli portugez ka nënshkrua një marrëveshje në prill të vitit 2022 sipas së cilës fiton 220.000 në javë me një kontratë e cila skadon në vitin 2026, por që ka opsionin e zgjatjes edhe për 12 muaj të tjerë.

Në krahasim, Marcus Rashford dyshohet se ka një pagë bazë prej 365.000 në javë, pak më shumë se Casemiro, ndërsa ka tejkaluar Jadon Sanchon që paguhet rreth 300.000 në javë.

Fernandes i cili do të mbush 30 vjet në shtator, e ka të qartë se kontrata e tij e ardhshme duhet të jetë më e shtrenjta e karrierës së tij. /Telegrafi/



sport,Bruno Fernandes,Manchester United,Premier League , Bruno Fernandes,Manchester United,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *