Futbollistët e Real Madridit po lënë gjurmë në Kupën e Botës 2026, duke u renditur mes emrave më të spikatur të turneut që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Mes pesë lojtarëve me më shumë çmime “Lojtari i Ndeshjes” gjatë fazës së grupeve, përfshihen edhe dy futbollistë të skuadrës madrilene.
I pari në këtë renditje është Vinicius Junior, që mbetet lojtari i vetëm i shpallur tri herë radhazi “Lojtari i Ndeshjes” në këtë fazë të Botërorit 2026.
Braziliani pati rol vendimtar me përfaqësuesen e Brazilit, teksa shënoi katër gola në tri ndeshje dhe kontribuoi që ekipi i tij ta përfundojë grupin në vendin e parë me paraqitje bindëse.
Në këtë listë figuron edhe Jude Bellingham, i cili mori dy herë çmimin “Lojtari i Ndeshjes” pas paraqitjeve shumë të mira me Anglinë.
Mesfushori anglez realizoi dy gola dhe dha një asistim në tri sfidat e fazës së grupeve, duke u konfirmuar si një nga liderët e ekipit të tij.



