Merkato

Xhonatan Lajthia pranë kalimit te Dibba SCC, pas ndarjes së menjëhershme me Elbasanin

Xhonatan LajthiaXhonatan Lajthia do të jetë futbollisti më i ri i Dibba SCC [...] Read More... The post Xhonatan Lajthia pranë kalimit te Dibba SCC, pas ndarjes së menjëhershme me Elbasanin appeared first on Albeu.com.

Xhonatan Lajthia pranë kalimit te Dibba SCC, pas ndarjes së menjëhershme me Elbasanin

Pas largimit të papritur nga Elbasani, Xhonatan Lajthia është shumë pranë firmës me Dibba SCC, skuadër me të cilën pritet të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për sulmuesin 27-vjeçar kjo do të jetë aventura e parë jashtë Shqipërisë, madje edhe përtej Evropës. Klubi i tij i ri i mundshëm, Dibba SCC, njihet ndryshe edhe si “ekipi blu”.

Skuadra e Dibba SCC garon në ligën e parë, pra në elitën e futbollit në EBA. Ndërkohë, Lajthia vjen pas një sezoni pozitiv në “Abissnet Superiore” me fanellën e Elbasanit.

Gjatë edicionit që sapo u mbyll, lojtari i krahut të sulmit realizoi 13 gola dhe dha edhe një asist.