Wayne Rooney thotë se do të dëshironte të ishte ndihmës i Pep Guardiolës

Lajme

Wayne Rooney është një legjend e futbollit anglez me shumë trofe të fituar, por si trajner ai nuk është se ka pasur ndonjë sukses të madh deri më tani.

Ish-sulmuesi legjendar anglez ka pasur tre përvoja deri më tani si trajner duke drejtuar Derby Countyn, DC United dhe Birmingham Cityn, por aventura e fundit nuk i zgjati më shumë se tre muaj duke u shkarkuar pas 15 ndeshjeve.

Rooney për momentin është i ‘papunë’ dhe po pret një ofertë të re për ta udhëhequr ndonjë skuadër, megjithatë ai ka befasuar me deklaratën e fundit që ka dhënë.

38-vjeçari ka thënë se do të pranonte me shumë dëshirë të ishte ndihmës trajner i Pep Guardiolës, nëse trajneri katalunas do t’ia ofronte këtë post.

“Nëse Guardiola më propozon rolin e ndihmësit atëherë do të shkoja pa u menduar dy herë. Ai është trajneri më i mirë në botë, Guardiola bën ndryshime të vogla çdo ditë dhe të tjerët mundohen ta kopjojnë”.

“E shihni çfarë bën Arteta te Arsenal? Shumë gjëra vijnë prej atyre që ai ka mësuar nga Guardiola. Edhe pse unë besoj se përsëri një trajner duhet t’i qëndroj besnik ideve të tij, unë këtë jam munduar të bëj, pavarësisht se më duhet të pranoj se nuk ka shkuar mirë”, u shpreh Rooney. /Telegrafi/



sport,Pep Guardiola,Wayne Rooney , Pep Guardiola,Wayne Rooney

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *