Ish-futbollisiti i kombëtares së Bolivisë, Sergio Alberto Jáuregui është qëlluar për vdekje të dielën e shkuar. Sergio Alberto po luante futboll në lagjen Santa Ines, në Morelos të Meksikës në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.
Në momentin që 38-vjeçari doli nga fusha e lojës për t’u rihidratuar, autori hapi zjarr nga një distancë e afërt duke e qëlluar gjashtë herë ish-mbrojtësin bolivian. Sipas raportimeve nga mediat meksikane, thuhet se autori ka ikur me një motoçikletë që e priste në hyrje të lagjes ku ndodhi krimi.
Shërbimet e urgjencës shkuan shumë shpejt në vendngjarje, por nuk mundën ta shpëtonin Jáuregui. Kujtojmë që ky i fundit u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2015. /newsport.al/
sport,bolivia,Sergio Alberto Jauregui , bolivia,Sergio Alberto Jauregui