Vllaznisë nuk i mjaftoi as epërsia numerike, Egnatia tregon karakter dhe kualifikohet në finale të Kupës së Shqipërisë

Lajme

Egnatia – Kukësi do të jetë përballja e finales së Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit kanë eliminuar Vllazninë me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Alivoda tundi rrjetën në minutën e 29 dhe e dërgoi takimin drejt minutave shtesë.

Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 93-të, duke shtuar buzëqeshjen në kampin shkodran.

Por kur të gjithë prisnin golin e Vllaznisë, ndodhi e kundërta. Egnatia tregoi karakter dhe në minutën e 103-të shënoi golin e barazimit me anë të Montenegros.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, çka bëri të mundur kalimin e Egnatias për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë.



sport,egnatia,Superiore,vllaznia , egnatia,Superiore,vllaznia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *