Vinicius Jr është paraqitur sot (e hënë) në konferencën për shtyp para ndeshjes që Brazili do ta luajë nesër (e martë) ndaj Spanjës në “Santiago Bernabeu”.
Disa nga pyetjet e parashtruara nga gazetarët kishin të bëjnë me fenomenin e racizmit që ka qenë i pranishëm pothuajse në çdo ndeshje që Real Madridi e ka luajtur si mysafir gjatë këtij sezoni.
Kjo bëri që gjatë përgjigjeve që dha, të rrëmbehet nga emocionet dhe të fillojë të qajë. Për ta ngritur moralin e tij, të pranishmit në konferencë filluan me duartrokitje.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen ndaj meje, për mesazhet që po i dërgoni. Sot, unë kam shumë forcë nga familja dhe miqtë e mi.
Jam krenar që vij këtu dhe flas në emër të shume njerëzve, për të gjithë ata që kanë vuajtur nga kjo, ka qenë shumë e vështirë”, ka thënë Vinicius fillimisht.
“Unë kurrë nuk kam parë që kjo (racizmi) të ndodh për një kohë kaq të gjatë, ndihem çdo ditë e më i mërzitur, çdo ditë po më humb dëshira për të luajtur, askush nuk po më mbështet mua”.
“Ata më ofendojnë për shkak të ngjyrës së lëkurës sime. Për të më bërë të luaj keq, ata mund të më ofendojnë në shumë gjëra të tjera, unë nuk do të them asgjë. Shpresoj se një ditë do të shkojë në stadiume pa menduar se çfarë do të ndodhë”, është shprehur braziliani.
“Unë nuk kam menduar asnjëherë që të largohem nga La Liga sepse nuk do t’ua jap racistëve atë që duan. Unë do të vazhdoj të luajë në klubin më të madh në botë, të shënojë shumë gola, dhe racistët mund të vazhdojnë të më shohin mua”.
“Unë do të vazhdojë tek Real Madridi sepse presidenti më mbështet mua, klubi më mbështet dhe unë do të vazhdojë të fitojë shumë trofe”, ka deklaruar ylli i Real Madridit./Telegrafi/
❤️🩹🇧🇷 Vinicius got emotional during the Brazil’s press conference after three questions about racism.
“I’m sorry. I just want to play football, do everything for my club and my family, never see black people suffering.pic.twitter.com/TVSj20vsCN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 25, 2024
sport,Vinicius Junior , Vinicius Junior