VIDEO / Tifozi vrapoi në fushë për rreth dy minuta, dalin pamjet se si ylli i Dortmundit e rrëzoi atë

Lajme

Real Madridi ka fituar finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në Wembley.

Megjithatë fillimi i ndeshjes ishte dështim në organizim, pasi tre tifozë kanë pushtuar fushën duke vrapuar.

Ndeshja ndaloi për rreth tre minuta derisa u desh ndërhyrja e sigurimit për t’i larguar ata nga fusha.

Por njëri nga tifozët thuajse shkeli gjithë fushën duke mos u penguar nga askush dhe sigurimi nuk ndërhynte për ta ndaluar.

U desh intervenimi i mesfushorit austriak Marcel Sabitzer që tifozi të rrëzohej.

Edhe kur deshi t’i ik sigurimit për të vazhduar vrapin tifozi, ishte sërish Sabitzer që e pengoi atë duke mos e lënë të ngrihej nga fusha.

Sabitzer ka marrë shumë lëvdata nga tifozët në rrjetet sociale që ndaloi tifozin, pasi sigurimi dështoi plotësisht natën e mbrëmshme në Wembley. /Telegrafi/



sport,Borussia Dortmund,champions league,real madrid , Borussia Dortmund,champions league,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *