Tifozët e Barcelonës janë aq të fiksuar me Real Madridin sa që kanë filluar ta mbështesnin Bayernin para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet sot (e martë) me fillim nga ora 21:00.
Sidoqoftë, tifozët e Bayernit dhe Real Madridit që ishin duke udhëtuar së bashku në një tren para fillimit të ndeshjes, filluan të këndojnë këngë me fjalor ofendues për Barcelonën.
“P*ta Barca, P*ta Barca, P*ta Barca”, ishin fjalët e këngës që tifozeritë e të dyja ekipeve po e këndonin njëzëri.
Barcelona ka një histori të hidhur ndaj të dyja ekipeve sa i përket ndeshjeve direkte, teksa kujtojmë që në Ligën e Kampionëve gjiganti gjerman gjithmonë ka qenë një arrë e fortë për blaugranasit.
Kujtojmë që Barcelona u eliminua në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi pësuan humbje me rezultat 4-1 në shtëpi ndaj PSG-së. /Telegrafi
⚽️ 𝗟𝗮𝘀 𝗮𝗳𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘀 𝗱𝗲𝗹 𝗥𝗲𝗮𝗹 𝗠𝗮𝗱𝗿𝗶𝗱 𝘆 𝗕𝗮𝘆𝗲𝗿𝗻, 𝗺𝗮́𝘀 𝗵𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗮𝗱𝗮𝘀 𝗾𝘂𝗲 𝗻𝘂𝗻𝗰𝗮: “𝗣*** 𝗕𝗮𝗿𝗰̧𝗮, 𝗽*** 𝗕𝗮𝗿𝗰̧𝗮, 𝗲𝗵, 𝗲𝗵”
📹 Imágenes de @IvanMartinCu pic.twitter.com/ycHfFyKBIf
— okdiario.com (@okdiario) April 30, 2024
sport,BARCELONA,Bayern Munich,la liga , BARCELONA,Bayern Munich,la liga