VIDEO/ Talenti i Shqipërisë U-21 i shënon gol të bukur Chelseat, dërgon Fulhamin në finale dhe feston me shqiponjë

Lajme

Adrion Pajaziti është talenti më i madh që i vjen Shqipërisë nga Shpresat.

Ky lojtar vazhdon që të rritet në moshat e Fulhamit dhe është protagonist i kësaj skuadre.

Pak ditë më parë, Pajaziti u shpall lojtari i muajit te Fulham U-21 pasi realizoi 9 gola në vetëm 3 ndeshje.

Ndërkohë në ditën e djeshme, Fulham është përballur kundër Chelsea në moshat U-21 për gjysmëfinalen e “Premier League Cup”.

Fulham ka fituar në shifrat 0-4, ndërsa goli i tretë është realizuar nga Pajaziti në minutën e 36.

Futbollisti shqiptar i është shmangur bukur mbrojtësave kundërshtarë dhe ka arritur që të shënojë.

Menjëherë ka nisur edhe festimi me shqiponjë, ndërsa Fulhami U-21 mbërrin në finale dhe do të pres fituesin e Totenhem-Notingham Forest.



sport,Adrion Pajaziti,kombetarja shqiptare , Adrion Pajaziti,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *