Antonio Rudiger ka emëruar një lojtar të Manchester City si mikun e tij më të mirë në futboll.
Qendërmbrojtësi u përball së fundmi kundër klubit të Mançesterit në eliminimin që Real Madridi ia shkaktoi skuadrës së Pep Guardiolës.
Përpara asaj ndeshjeje, gjermani ndau disa detaje mbi një marrëdhënie të ngushtë që ka me një nga anëtarët aktualë të skuadrës së Cityt.
Në një pyetje dhe përgjigje të shpejtë të kohëve të fundit të shpërndarë në kanalin zyrtar të Real Madrid në TikTok, Rudiger emëroi Mateo Kovacic kur u pyet se kush është shoku i tij më i mirë në futboll.
City nënshkroi mesfushorin nga ekipi tjetër i Ligës Premier, Chelsea, gjatë merkatos së kaluar të verës në një marrëveshje me vlerë 35 milionë euro.
Por, Rudiger e tradhtoi Kovacicin në gjuajtjen e penalltive, duke i treguar Andryi Luninit se nga cila anë do gjuante Kovacic.
Gjermani e qëlloi saktë kahjen, dhe ukrainasi bëri pritjen e goditjes së mesfushorit, gjersa Luka Modric e përgëzoi Rudigerin për gjetjen.
sport,Antonio Rudiger,champions league,la liga,Manchester City,real madrid , Antonio Rudiger,champions league,la liga,Manchester City,real madrid