Futbolli rus është në fazë pushimi dhe klubet e shfrytëzojnë këtë periudhë për të zhvilluar fazë përgatitore. Sulmuesi kosovar i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili luan me Rubin Kazan ka shënuar një gol sot në miqësoren që skuadra ruse fitoi në shifrat 5-2 ndaj ekipit serb të Napredak.
Mirlind Daku shënoi golin e tretë për Rubinin në minutën e 59-të të ndeshjes miqësore, duke kaluar skuadrën e tij në avantazhin momental 3-2.
Përveç golit të shënuar, Mirlind Daku kontribuoi edhe për golin e dytë të Rubin Kazanit në minutën e 53-të, ku Taheri dërgoi në rrjetë topin e kthyer nga shtylla, pas gjuajtjes së sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Даку! Забивает Мирлинд после неразберихи у ворот сербской команды 🔥
Выходим вперёд в матче 💪🏻#РубинНапредак 3️⃣:2️⃣ pic.twitter.com/TTeqkWRlOz
— «Рубин» Казань (@fcrk) January 22, 2024
sport,Mirlind Daku,rubin kazan , Mirlind Daku,rubin kazan