VIDEO/ Seferi shënon një EUROGOL, por Kayserispor shpëton vetëm me barazim në sekondat e fundit

Taulant Seferi ishte protagonist në barazimin e Kayserisporit ndaj Keciorengucut, në ndeshjen e javës së 16-të të Ligës së Parë turke. Futbollisti i Kombëtares shqiptare zhbllokoi sfidën në minutën e 58-të, duke realizuar një gol spektakolar pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë perfekte.…

VIDEO/ Seferi shënon një EUROGOL, por Kayserispor shpëton vetëm me barazim në sekondat e fundit

Taulant Seferi ishte protagonist në barazimin e Kayserisporit ndaj Keciorengucut, në ndeshjen e javës së 16-të të Ligës së Parë turke.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare zhbllokoi sfidën në minutën e 58-të, duke realizuar një gol spektakolar pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë perfekte.

Megjithatë, avantazhi i miqve nuk zgjati deri në fund. Keciorengucu, ku aktivizohet edhe ish-lojtari i Kombëtares, Odise Roshi, barazoi në minutën e dytë shtesë me Diouf, duke shmangur humbjen në çastet e fundit.

Pas këtij rezultati, Kayserispori grumbullon 34 pikë dhe mbetet dy pikë pas Bursasporit kryesues. Ekipi i Seferit synon promovimin në elitën e futbollit turk sezonin e ardhshëm, objektiv që me këtë ritëm duket plotësisht i arritshëm.