U deshën vetëm 11 minuta për të zhbllokuar sfidën. “Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë arritur të gjejnë mjaft shpejt avantazhin, në miqësoren e fundit të kësaj minifaze përgatitore, përballë Azerbajxhani, në “Haladas Sportkomplexum”, të Hungarisë.
Një pasim i shkurtër i Ylber Ramadanit është kapur nga “fantazisti”, Nedim Bajrami, i cili me një goditje potente nga distanca dërgon topin në rrjetën kundërshtare, duke nisur festën “Kuqezi”. Rezultati shkon në 1 me 0.
sport,kombetarja shqiptare,Nedim Bajrami , kombetarja shqiptare,Nedim Bajrami