Një tjetër dëmtim i frikshëm ka ndodhur këtë javë në një nga 5 ligat më të mira në Europë, pas atij të Danilo me Nottingham.
Bëhet fjalë për mesfushorin portugez të Lille, Angel Gomez, i cili pas një përplasje të frikshme me kundërshtarin, ra pa ndjenja në fushën e lojës.
Të gjithë lojtarët ndërhynë me shpejtësi për ta ndihmuar dhe ishte futbollisti Kabela ai i cili vrapoi për të sjellë maskën e oksigjenit se ndihma po vononte.
Për shumë minuta në fushë mbretëroi kaos, derisa u bë e ditur se Gomez ishte i ndërgjegjshëm dhe se po përpiqeshin thjesht ta transportonin në ambulancë pa shkaktuar probleme.
Vetëm pasi lojtari u largua nga fusha, skuadrat vendosën të rifillonin lojën, pas një shtyrje që zgjati 35 minuta, ndërsa Kone ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Le choc d’Angel Gomes #SDRLOSC pic.twitter.com/OiRr3OnVxN
— Michel Karting (@KartingMichel) August 17, 2024
sport,france,futbollisti , france,futbollisti