VIDEO/ Kombëtarja niset për në Austri, administrata e FSHF-së përcjell kuqezinjtë drejt rrugëtimit të Euro 2024

Lajme

Mëngjesin e sotëm, Kombëtarja shqiptare, mbylli përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është gati për t’u nisur drejt Austrisë.

Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë.

E gjithë administrata e FSHF-së dhe disa fëmijë nga akademitë e futbollit në Tiranë takuan lojtarët dhe stafin teknik, duke i uruar suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Të gjithë së bashku për të përjetuar një Europian fantastik!

Ju priftë e mbara djema!

Forca Shqipëria!

https://www.youtube.com/watch?v=0pF3cvgJFy8



lajme,shqiperi,sport,kombetarja,niset,për në Austri , kombetarja,niset,për në Austri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *