VIDEO/ Iku në dhomat e zhveshjeve pa mbaruar penalltitë, veprimi i Mançinit bën xhiron e rrjetit

Lajme

Eksperienca e Roberto Mançinit si trajner i Arabisë Saudite nuk po shkon aspak siç e kishte menduar trajneri italian kur braktisi drejtimin e përfaqësueses së vendit të tij për t’i thënë “po” ofertës së sheikëve.

Rezultatet kanë lënë për të dëshiruar teksa lojtarët kanë nisur të bojkotojnë ekipin kombëtar dhe sot, erdhi edhe eliminimi nga Kupa e Azisë përballë Koresë së Jugut.

Duket se trajneri po e përjeton keq këtë situatë dhe një veprim i tij gjatë humbjes me penallti përballë koreano-jugorëve, po bën xhiron e rrjetit.

Ndeshja u vendos nga penalltitë dhe në ekzekutimin e tyre, dy futbollistë sauditë radhazi humbën gjuajtjet nga pika e bardhë. Para se Koreja e Jugut të ekzekutonte të katërtën, që do të vuloste kualifikimin në çerekfinale, Mançini vendosi në mënyrë të pakuptimtë të kthehej në dhomat e zhveshjeve.

Kështu ai nuk pa gjuajtjen që eliminoi skuadrën e tij, por as nuk u kthye në fushë për të ngushëlluar lojtarët që kishin bërë një ndeshje heroike përballë një prej skuadrave më të forta të Azisë, gjest për të cilin është bërë objekt talljesh e kritikash në rrjet.



sport,Roberto Mancini , Roberto Mancini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *