VIDEO / Granit Xhaka realizon super gol nga distanca për Bayer Leverkusenin

Lajme

Granit Xhaka ka shënuar golin e parë me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundesliga.

Në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Mainz përballja u hap që në minutën e tretë.

Një top i kthyer nga mbrojtja erdhi në këmbët e Granit Xhakës që me një goditje të bukur nga mbi 20 metra la të shtangur portierin.

Por pas katër minutash rezultati u barazua nga Mainz.

Ky ishte goli i parë për Granit Xhakën në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusen që janë lider dhe në rrugë të mirë për tu shpallur kampion.



sport,Bayer Leverkusen,Bundesliga , Bayer Leverkusen,Bundesliga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *