Mohammed Kudus po vazhdon me formën e tij të shkëlqyer në Premier Ligën angleze.
Një tjetër gol erdhi dje në duelin me Newcastle. Lojtari ganez i West Ham arriti të shënonte një gol mjaft të bukur dhe më pas një krijoi një skenë interesante me djalin që mbledh topat.
Në momentin kur Kudus shënoi, djaloshi qëndronte i ulur në karrige.
Lojtari i West Ham vrapoi menjëherë drejt tij dhe i kërkoi karrigen për pak sekonda, pasi ishte pjesë e festimit të tij. Megjithatë fëmija nuk kishte ndërmend që ta linte.
Pavarësisht kërkesës së Kudus, fëmija qëndronte në stol dhe ia tha qartë futbollistit të Ëest Ham se duhej të gjente një tjetër vend për të festuar pasi nuk kishte ndërmend të ngrihej.
Për këtë arsye djaloshi u bë hero te tifozët e Newcastle.
😅Newcastle Unitedlı top toplayıcı çocuk, gol sevinci için yerini Muhammed Kudus’a bırakmadı.pic.twitter.com/JMtqgHIMkX
— Lig Radyo (@LigRadyo) March 30, 2024
sport,mohammed kudus,Premier League,West Ham , mohammed kudus,Premier League,West Ham