Besiktas është duke u mposhtur në këto çaste ndaj Galatasaray me rezultatin 0-1.
Një moment brenda fushës është duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ernest Muçi ka marrë topin pothuajse nga mesi i fushës dhe ka kryer një driblim me kurriz nga kundërshtari duke e lënë blof. Sulmuesi i kombëtares më pas ka lënë topin mjaft bukur për Rashicën, i cili dërgoi më pas topin brenda zonës, por pa treguar rrezikshmëri në portën e kundërshtarit.
Ky driblim nga Ernest Muçi ka qenë perfekt, njësoj si Ronaldinho apo Neymar dikur.
Ernest Muçi Bugün Golü Var 😘 #BJKvGS #Besiktas pic.twitter.com/KfyZzrg58m
— Fener Kulis (@fenerkulisorg) March 3, 2024
sport,Besiktas,Ernest Muci,Galatasaray,superliga turke , Besiktas,Ernest Muci,Galatasaray,superliga turke