Shqipëria po tregon një tjetër fytyrë nga ajo që shfaqi përballë Kilit. Kuqezinjtë po reagojnë në mënyrën e duhur në Stokholm, ku sot luajnë përballë Suedisë.
Nga minuta e parë në këtë ndeshje luan edhe Armando Broja, i cili në 45 minutat e para të lojës ka shkaktuar jo pak panik për mbrojtjen kundërshtare.
Në minutën e 12 të takimit, sulmuesi shqiptar kaloi me sukses mbrojtësin suedez dhe hyri bukur në zonë, por një kontakt bëri që të rrëzohej përtokë.
Arbitri la lojën të luhej dhe Broja shpërtheu në ulërima kundrejt tij, duke pretenduar për një 11 metërsh.
Megjithatë gjyqtari nuk u lëkund nga vendimi i tij. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa në lojë kanë mbetur edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar.
sport,Armando Broja,kombetarja shqiptare , Armando Broja,kombetarja shqiptare