Shumë fansa po e dëgjojnë Lionel Messin të flasë anglisht për herë të parë pasi ai iu bashkua aktorëve të Hollivudit, Will Smith dhe Martin Lawrence, në promovimin e filmit të ardhshëm “Bad Boys”.
Fituesi i ‘Topit të Artë’, i cili nënshkroi një kontratë shumë milionë dollarësh me skuadrën e MLS, Inter Miami verën e kaluar, është shfaqur në një sërë reklamash gjatë viteve.
Në fakt, ai së fundmi bëri debutimin e tij komercial në ‘Super Bowl’, duke luajtur në një nga reklamat më të mëdha të vitit së bashku me yllin e “Ted Lasso”, Jason Sudeikis dhe ikonën e NFL, Dan Marino.
Paraqitja e tij e fundit së bashku me dyshen e “Bad Boys”, Will Smith dhe Martin Lawrence, tashmë u bë virale gjithandej.
Siç mund ta shihni më poshtë, argjentinasi vendos t’u bëjë një vizitë aktorëve përpara datës së publikimit të filmit më 7 qershor 2024 – dhe ai dha një moment që befasoi fansat.
Mund të jetë një nga të paktët herë që Messi ka folur publikisht anglisht, por bashkëlojtari i Inter Miami, Julian Gressel i ka dëgjuar të gjitha më parë.
Në fakt, mbrojtësi gjerman u trondit kur ish- sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain foli me të në anglisht gjatë një ndeshjeje.
Messin mund ta shihni nga minuta 1:36:
sport,Lionel Messi , Lionel Messi