Vetëm 3 ndeshje në kampionat, Vllaznia ndan rrugët me lojtarin

Lajme

Xhelil Asani nuk është më lojtar i Vllaznisë. Lajmi është dhënë nga klubi shkodran, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Asani ka luajtur vetëm 3 ndeshje në gjysmën e sezonit, duke mos u kthyer dot në një faktor për skuadrën.

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐫ë𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐗𝐡𝐞𝐥𝐢𝐥 𝐀𝐬𝐚𝐧𝐢. 𝐍𝐞 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐧ë 𝐠𝐣𝐲𝐬𝐦ë𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐤ë𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐭ë 𝐦ë𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞.𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐗𝐡𝐞𝐥𝐢𝐥 𝐀𝐬𝐚𝐧𝐢!” – Shkruan klubi.

Vllaznia renditet në vendin e katërt me 29 pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës është ndaj Erzenit, në transfertë. /balkanweb/



sport,vllaznia,xhelil asani , vllaznia,xhelil asani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *