Urrejtja në internet, UEFA publikon statistikat e frikshme rreth Euro 2024

Lajme

Bashkimi Europian i Futbollit në UEFA ka raportuar ditën e sotme statistika të frikshme sa i pëkret gjuhës së urrejtjes së përdorur në rrjetet sociale në lidhje me “Euro 2024”.

Në total janë analizuar 4656 postime në platforma sociale siç janë “X”, “Tik-Tok” dhe Instagram”.

Sipas ekspertëve 94% e postimeve përmbanin fyerje të përgjithshme, 4.5% kishin fyerje me sfond racist ndërsa 1.5% me sfond homofobik.

Në të shumtën e resteve në 74% të komenteve viktimat ishin lojtarët. 15% të komeneteve të tjera i drejtoheshin teknikëve, 7% kundër skuadrave në tërësi dhe 4% kundër arbitrave.

Sipas UEFA-s, Kombëtaret më të sulmuara në rrjet ishin ato të Belgjikës, Kroacisë, Ukrainës dhe Holandës.

UEFA bën me dije se po monitoron profilet dhe platformat e plot 622 perosnave, të cilët janë përfshirë në turne.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *