U rrëzua nga sigurimi i stadiumit, testet mjekësore të yllit portugez konfirmojnë se nuk ka dëmtim

Lajme

Në atë që mendohej të ishte një pasdite shumë e qetë për Portugalinë pas fitores së saj të madhe kundër Turqisë, nuk doli të ishte kështu.

Sulmuesi Gonçalo Ramos pësoi një goditje nga një roje e stadiumit kur u përpoq të ndalte një tifoz që kishte hyrë fshehurazi në fushën e lojës.

Lojtari është futur në ekzaminime mjekësore dhe doli që gjithçka ishte në rregull, por mund t’i kishin dëmtuar gjurin.

Nisur nga kjo ngjarje e ndodhur në ndeshjen e djeshme, Roberto Martinez, ishte i shqetësuar me hyrjen e tifozëve në fushën e lojës.

“Është një shqetësim, po i kushtojmë vëmendje. Të gjithëve na pëlqen që tifozët të njohin rëndësinë e yjet dhe ikonave të mëdha, por janë momente të ndërlikuara dhe intensive, thyejnë përqendrimin, nuk duhet të ndodhë, megjithëse ka shumë siguri”.

Më tej, trajneri katalanas shtoi se duhet bërë i qartë mesazhi për shtrëngimin e masave të sigurisë në favor të futbollistëve: “Nuk është mirë që lojtarët janë kaq të ekspozuar në fushë”. /Telegrafi/



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *