U dëmtua ndaj Egnatias, Maguette rrezikon derbin e kryeqytetit

Lajme

Maguette Gueye u dëmtua në ndeshjen që Partizani barazimi 1-1 me Egnatian në “Arenën e Demave”. Mesfushori shton kështu “dhimbjet e kokës” te stafi i të kuqve, të cilët janë gjithë “sy e veshë” nga infermieria për të marrë lajme për gjendjen e lojtarit.

Seleganezi ka një dëmtim në shpatull dhe ditën e djeshme ka mundur të bëjë edhe rezonancën për të mësuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit. Tashmë 21-vjeçari prej përgjigjen e testeve për të parë se çfarë do të ndodhë me të.

Por gjithsesi derbi i kryeyqtetit me Tiranën është seriozisht në rrezik. Në rastin më të mirë të tij, Maguettes do t’i duhen rreth dy javë për t’u rikuperuar dhe për të qenë sërish gati. Në këtë mënyrë ndeshja e radhës është me Dinamon ditën e shtunë dhe me 19 do të jetë ndaj Tiranës. Orges Shehi tashmë “kryqëzon gishtat” për fantazistin për ta pasur të gatshëm ndaj bardhebluve. /newsport.al/



sport,egnatia,maguette gueye,Superiore , egnatia,maguette gueye,Superiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *