“U bënë disa vite që dua të iki, të ardhmes nuk i dihet”, Andi Hadroj: Partizani çdo vit për titull, dëshiroj Kombëtaren

Lajme

Andi Hadroj ka dhënë një intervistë për ‘Sport News’ të moderatores Trevisa Tufa. Mbrojtësi i Partizanit ka folur për të ardhmen e tij, objektivat personal dhe ato të klubit, si hde marrëdhënien me trajnerin e ri Shehi.

-Andi, jemi në periudhë merkato, pyetja që të gjithë tifozët e kuq bëjnë, do vijosh të jesh pjesë e Partizanit?
Besoj se po. Deri tani nuk ka asgjë konkrete. T.

-Ke pasur oferta konkrete këtë periudhë, ka Hadroj një objektiv, ku e sheh të ardhmen?
Dëshiroj Kombëtaren. Dua të shikoj me qetësi këtë pjesë. U bënë disa vite që dua të lëviz, le të shikojmë.

-Ju e keni provuar shijen e Kombëtares, a kërkon tashmë ekipi përfaqësues një tjetër nivel, një kampionat më elitarë për të qenë pjesë, a është fanella kuqezi një arsye e fortë për të provuar një eksperiencë jashtë?
Emocionet me kombëtaren janë të një tjetër niveli. Kombëtarja të jep motiv më shumë.

-Edhe Shehi u shpreh që shumë shpejt mund ta shohim jashtë Shqipërisë, foli me fjalë të mëdha…
Faleminderit shumë profesorit, na ka sjellë frymë të re.. Inshallah i del fjala.

-Të pëlqen roli i ri në fushë, Shehi kërkon që të shoh më shumë në sulm, më pranë portës kundërshtare…
Kam dëshirë të sulmoj shumë. Edhe mbrapa nuk jam keq, por profesori e ka kuptuar dëshirën time.

-Si të duket Partizani i këtij sezoni, sa shanse i jep në garën për titull?
Çdo vit jemi për titull.

-Një vit më parë duelet me Tiranën deri në sekondat e fundit, si e sheh këtë vit rivalitetin me Tiranën?
Tirana është ekip i fortë, edhe pse ka patur momente negative. Bashkë me Vllazninë dhe Egnatian, do jemi për Play Off.
Në këtë kampionat nuk kemi parë skuadra që kanë bërë paraqitje aq të mira. Laçi është ekip serioz, si brenda ashtu edhe jashtë. /newsport.al/



sport,andi hadroj,Partizani , andi hadroj,Partizani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *