Tuchel hyn në historinë e Anglisë me një fillim të shkëlqyer si përzgjedhës

Tuchel hyn në historinë e Anglisë me një fillim të shkëlqyer si përzgjedhës

Lajme

Thomas Tuchel po konfirmohet si një figurë me ndikim të madh në stolin e Kombëtares së Anglisë, teksa ka ndërtuar një nisje shumë të fortë në krye të “Tre Luanëve”.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Squawka”, ai është vetëm trajneri i dytë i Anglisë në shekullin 21 që nuk njeh humbje në 12 ndeshjet e para zyrtare në drejtimin e kombëtares. Më herët, një ecuri e tillë ishte arritur edhe nga Roy Hodgson.

Nën udhëheqjen e Tuchel, Anglia ka shfaqur qëndrueshmëri dhe rregullsi në rezultate, ndërsa është paraqitur si një prej ekipeve më të mirëorganizuara në Kupën e Botës, duke shtuar besimin për fazën eliminatore të kompeticionit.

Debutimi i Tuchel me Anglinë erdhi përballë Shqipërisë, sfidë që u mbyll me fitoren 2-0. Në total, ai ka drejtuar ekipin në 18 ndeshje, gjashtë prej të cilave miqësore, duke regjistruar 14 fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Dy disfatat e vetme të Anglisë me Tuchel si përzgjedhës kanë ardhur në takime miqësore, fillimisht 1-3 kundër Senegalit dhe më pas 0-1 ndaj Japonisë.

Promo