“Truri im më thotë se po e fitojmë Premier Ligën”, Arteta beson deri në fund

Lajme

Mikel Arteta u pyet nëse do të zhgënjehej nëse Arsenali do të humbiste garën për titull apo nëse do të ishte i lumtur me përparimin e ekipit të tij.

Topçinjtë kanë 83 pikë në pozitën e parë apo një më shumë se Manchester City i dyti me një ndeshje më pak.

“Truri im më thotë kur flas me lojtarët se ne po fitojmë Ligën Premier”.

“Kjo është ajo që truri im po bën për momentin dhe unë dua të ndjek trurin”.

“Kjo është mënyra se si unë dua që të gjithë të mendojnë gjithashtu. Shpresojmë, që ne ta arrijmë atë”, ka thënë Arteta.

Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali luan në udhëtim te Manchester Unitedi. /Telegrafi/



sport,arsenal,Mikel Arteta,Premier League , arsenal,Mikel Arteta,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *