Në ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian, ku në fundin e takimit Gremio Esportivo Anapolis-Centro Oeste, pati një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Kjo gjë bëri ndërhyrjen e policisë për të qetësuar “gjakrat”, gjë e cila duket se nuk ndodhi. Njëri prej tyre ka goditur me armë zjarri portierin e Gremios, i cili u transportua menjëherë drejt spitalit.
Klubi dënoi incidentin, i cili në një deklaratë shkruante: “Një akt të tmerrshëm, i pabesueshëm dhe kriminal nga dikush që duhet të garantojë sigurinë dhe integritetin e njerëzve”.
Gjendja e portierit është e stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
https://x.com/Noitedecopa/status/1811210412240597182
sport,arme,polici,portieri,Qellohet , arme,polici,portieri,Qellohet