Tri dëshirat e para të Jose Mourinhos për afatin kalimtar si trajner i Fenerbahces tani janë zbuluar. Të dielën, Mourinho edhe zyrtarisht u konfirmua si trajneri më i ri i gjigantit turk.
Kjo është puna e parë e portugezit që prej se u shkarkua nga klubi italian Roma gjatë muajit janar.
Mourinho besohet se ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin nga Stambolli, të cilët humbën titullin në Superligën e Turqisë përkundër faktit se kishin grumbulluar 99 pikë dhe kishin humbur vetëm një ndeshje.
Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror, tri dëshirat e para të Mourinhos për ta përforcuar Fenerbahcen tashmë janë zbuluar.
Ato i bëri të ditur njëri prej kandidatëve për t’u bërë president i Fenerbahces, Aziz Yildirim, në një intervistë për Yahoo.
“I kam përmendur lojtarët. Ne kemi thënë Lukakun. Ne kemi thënë Dybalan dhe Taliscan. Të tjerët po i mbajmë për vete. Do të iu tregoj pasi të emërohem si president”, ka thënë Yildirim.
Lukaku mund të jetë në dispozicion për 20 milionë euro, ndërsa për të interesim ka shprehur edhe Antonio Conte i cili e do belgun tek Napoli.
Argjentinasi Paulo Dybala, i cili u transferua tek Roma me kërkesën e Mourinhos mund të transferohet për 10 milionë euro.
Ndërkohë, Anderson Talisca, i cili po luan përkrah Cristiano Ronaldos, Sadio Mane dhe Aymeric Laporte tek Al Nassr në Superligën e Arabisë, mund të joshet nga mundësia për të punuar me ‘The Special One’. /Telegrafi/
sport,Fenerbahce,Jose Mourinho,superliga turke , Fenerbahce,Jose Mourinho,superliga turke