Superliga e Turqisë se mbylli javën e 33-të, ndërsa nuk kishte pak befasi në rezultate.
Por, vëmendja më e madhe shkon në formacionin e javës, aty ku janë të përfshirë tre lojtarë shqiptarë.
Florent Hadergjonaj është përfshirë në formacionin e përpiluar nga Fanatik, derisa shënoi një gol për Alanyaspor.
Pjesë e formacionit është edhe mesfushori Ernest Muçi, ia doli të shënonte po ashtu gol, por tek Besiktasi.
Paraqitje fantastike pati edhe Zymer Bytyqi te Antalyaspor, duke u inkuadruar në pjesën e dytë dhe duke shënuar golin e fitores.
Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së 33-të në ligën e Turqisë.
sport,superliga turke , superliga turke