Trajneri i Ukrainës, Serhiiy Rebrov ka komentuar shortin e grupeve të Nations League ku rival do të ketë edhe Shqipërinë me Çekinë e Gjeorgjinë. Ish-sulmuesi i njohur ukrainas beson se do të jetë një grup i fortë dhe vlerëson kuqezinjtë të cilët po zhvillojnë një futboll solid sipas tij.
“Për momentin duhet të përqendrohemi te përgatitjet e provimeve të muajit mars. Kam parë shumë ndeshje të Çekisë dhe Shqipërisë, të Gjeorgjisë më pak.
Shqiptarët po tregojnë një futboll solid, ata siguruan të drejtën për të luajtur në Europianin e Gjermanisë njësoj si çekët. Ndërkohë që gjeorgjianët do të kërkojnë kualifikimin në duelet e playoff-it. Jam i sigurt se do të ketë një luftë të ashpër në grupin tonë”, theksoi Rebrov. /newsport.al/
sport,kombetarja shqiptare,kombetarja ukrainase , kombetarja shqiptare,kombetarja ukrainase