Armando Broja vazhdon të jetë objektivi kryesor i Uest Hemit në këtë merkato dimri, me “çekanët” që e shohin sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e tyre të duhur për ofensivën.
Së fundmi, mediat pranë klubit nga Londra Lindore kanë zbuluar çfarë e pengon Uest Hemin për të arritur te Broja.
Sipas tyre, trajneri i njohur anglez, Dejvid Mojes e ka kërkuar me çdo kusht 22-vjeçarin shqiptar, por kërkesat e Çelsit e kanë stepur klubin që të avancojë me bisedimet.
Një prej këtyre kërkesave është shuma që “blutë” kërkojnë për Brojën, me ofertat që duhet të nisin nga 35 milionë paund.
Tjetër gjë është dhe paga e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Uest Hemi nuk është i sigurt nëse do të mund t’i paguajë të njëjtën shumë Brojës, duke parë që rroga e këtij të fundit është tepër e lartë.
Gjithsesi, bisedimet mes palëve vazhdojnë ende, me Brojën që pritet t’i tregojë vlerat e tij tani që është sulmuesi i vetëm për Çelsin. /panoramasport/
sport,Armando Broja,Premier Liga , Armando Broja,Premier Liga