“Trajneri i Fulham më premtoi minuta, por s’mi dha”, Armando Broja i “penduar”: Do kisha luajtur më shumë te Chelsea

Lajme

Armando Broja foli në një intervistë të gjatë për “The Athletic”, duke nisur nga marrëdhënia e tij me trajnerin e Kombëtares, Sylvinhon, por sigurisht edhe aventura e tij në klubin e Fulham. Për këtë të fundit, Broja duket paksa i “penduar”.

Sulmuesi kuqezi thotë se në merkaton e janarit pranoi huazimin te Fulham për të marrë minuta, pasi kishte marrë edhe premtimin e trajnerit Marco Silva, por ky i fundit përsëri nuk i dha shansin sulmuesit shqiptar që të tregonte veten në fushën e lojës.

“Pendimi” i Brojës duket edhe te fjalët e tij, pasi thotë se po të kishte qëndruar te Chelsea, mund të kishte luajtur akoma më shumë se te Fulham.

“Isha unë që vendosa për huazimin pasi doja minuta, doja të luaja për të rritur gjendjen fizike para Europianit. Marco Silva te Fulham më kërkoi dëshpërimisht.

Më tha se do të merrja minuta dhe se do të luaja shumë ndeshje.

Por, nuk më ndihmoi fati pasi Muniz nisi të shënonte vazhdimisht dhe është e vështira ta zëvendësosh një futbollist kur shënon shumë.

Silva më tha që të vazhdoja të punoja pasi do të vinte edhe momenti im, do të ma jepte mundësinë.

Por, ajo mundësi nuk erdhi kurrë. Unë bëra gjithçka që të përfshihesha në skuadër, nuk kishte të bënte aspak me dëmtimin tim.

Stërvitesha në mënyrë profesionale, kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e skuadrës, stafi teknik ishte i mrekullueshëm. Por, në fund mendoja se po harxhoja kohë.

Katër muaj karrierë vetëm duke u stërvitur, ndoshta edhe te Chelsea po të kisha qëndruar mund të kisha marrë më shumë minuta.

Kjo nuk më pëlqeu aspak, por kështu e ka futbolli. Duhet të ecësh para dhe ta marr këtë eksperiencë si një mësim”, është shprehur Armando Broja.



sport,Armando Broja,Fulham,kombetarja shqiptare,Premier League , Armando Broja,Fulham,kombetarja shqiptare,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *