Trajnerët me “halle” luksi, Partizani dhe Tirana shkojnë në derbi me grup të plotë

Lajme

Partizani dhe Tirana kthejnë të premten, më datë 16 shkurt, derbin e kryeqytetit. Ndeshja do luhet në stadiumin “Air Albania” dhe do fillojë prej orës 19:00. Trajneri Orges Shehi dhe Jul Ahmataj do kenë halle luksi për këtë sfidë.

Kjo pasi lojtarët që rrezikonin të mungonin për shkak kartonësh, nuk u ndëshkuan këtë javë dhe janë të gjithë në dispozicion. Kujtojmë nga Partizani Carën, Rrapajn dhe Mensah, që nuk do të luanin nëse ndëshkoheshin. Te Tirana rrezikon Haxhiu, Deliu dhe Latifi.

Për të dyja skuadrat mund të thuhet se shkojnë në derbi me grup të plotë. Te të kuqtë megjithatë pritet përgjigjia për shkallën e dëmtimit të Maguette.

As Partizani dhe as Tirana nuk fituan në javën e 23-të të Superiores. Nëse bardheblutë u ndalën në barazim 1 me 1 nga Erzeni, Partizani u mposht me përmbysje 2 me 1 nga Dinamo. /newsport.al/



sport,Partizani,Superiore,tirana , Partizani,Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *