Skuadra e Trabzonsporit ka humbur duelin me rezultat 2:3 nga Kasimpasa të vlefshëm për xhiron e 23-të në Superligën e futbollit të Turqisë, por një kontribut ka dhënë kapiteni shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.
Mesfushori shkupjan dhuroi asist në këtë takim, duke kontribuar në golin e parë të Trabzonsporit, të cilin e realizoi Enis Destan.
Në vijim për Kasimpasan realizuan Kara, Hajradinovic dhe De Costa, teksa golin tjetër për ekipin e Bardhit e shënoi Efe Yildirim.
Kujtojmë se edhe kosovari, Loret Sadiku që u zyrtarizua sot u aktivizua në minutat shtesë për Kasimpasan, duke zëvendësuar në lojë pikërisht autorin e golit të dytë Hajradinovic. /Telegrafi/
sport,Enis Bardhi,kasimpasa,loret sadiku,tabzonspor , Enis Bardhi,kasimpasa,loret sadiku,tabzonspor