Tomori nuk është më i paprekshëm te Milani, Rossonerët i caktojnë çmimin e largimit

Lajme

Fikayo Tomori nuk është një futbollist i paprekshëm dhe ai mund të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi anglez ka shkëlqyer në vitet e fundit te Milani, megjithatë klubi italian nuk e përjashton shitjen e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Ka qenë mediumi italian Calciomercat që ka raportuar se Rossonerët janë duke menduar shitjen e yllit anglez nëse vije oferta e duhur dhe ata tanimë i kanë caktuar çmimin e largimit.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Milani po kërkon 47 milionë euro për ta lejuar largimin e qendërmbrojtësit anglez.

26-vjeçari është i hapur për një aventurë të re, derisa ai ndodhet në listën e gjigantit gjerman Bayern Munich.

Megjithatë interesim për Tomorin ka shprehur edhe Newcastle United, West Ham United dhe Evertoni.

Tomori ka tre vite e gjysmë që është pjesë e Milanit, derisa sezonin e fundit ai ka zhvilluar 35 ndeshje ku ka shënuar edhe katër gola. /Telegrafi/



sport,Fikayo Tomori,Milan,serie a , Fikayo Tomori,Milan,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *