Tjetër rekord në Europian, çeku merr kartonin e kuq më të shpejtë

Lajme

Antonin Barak është ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e Republikës Çeke kundër Turqisë në EURO 2024.

Ai u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 20 minutash lojë, duke u bërë lojtari që përjashtohet më së shpejti në histori të kësaj gare.

Madje ai këtë karton e mori pas dy të verdhëve, pasi që të parin e kishte pranuar nëntë minuta më parë.

Baraku ia theu rekordin e zi Eric Abidalit të Francës i cili në EURO 2008 qe skuqur në minutën e 24-të.

The post Tjetër rekord në Europian, çeku merr kartonin e kuq më të shpejtë appeared first on Albeu.com.

sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *